Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo, deklaroi me bindje të plotë se Sali Berisha është “më i miri në PD”, pavarësisht se, siç e pranoi vetë ajo, ka “gabimet e veta”.
E pyetur në A2 CNN nëse Berisha duhet t’ia lërë vendin dikujt tjetër në parti, Garo u përgjigj se nuk është kreu demokrat problemi në PD.
“Mund të them që zoti Berisha nga çfarë unë kam parë në PD. Unë besoj që është më i miri në PD, e them me plot bindje, jo si zëdhënëse e PD. Ai është me dritë-hije.
Ka gabimet e veta, por ai punon më shumë se kushdo tjetër, ka forcë karakteri më shumë se kushdo dhe nuk mendoj që Berisha është problemi i PD, siç mund ta thonë të tjerë.
Gara është e hapur kush të dojë të garojë. Shumë thonë që garoj, po të iki Berisha, kjo nuk është e drejtë”, tha Garo.
