E enjte, 23 Prill, 2026

Spartak Ngjela: Turp kombëtar, Fatos Nano duhet të prehej në varrezat e personaliteteve të Kombit

Share

Avokati Spartak Ngjla ka reaguar pas ceremonisë mortore të ish kryeministrit Fatos Nano.

Në një postim në rrjete sociale, Ngjela shkruan që është një turp kombëtar për Republikën e Shqipërisë, që Nano do të prehet në varrezat e zakonshme në Tiranë.

Ngjela bën thirrje që ky akt duhet të ndalohet sa më shpejt, dhe trupi i pajetë i Nanos të vendoset në Varrezat e Personaliteteve të Kombit shqiptar.

“Turp kombëtar dhe fyerje e personalitet të Republikës së Shqipërisë

Sot në Tiranë, tre herë kryeministrin e Shqipërisë, shkëlqesinë e tij zotin Fatos Nano, po e varrosin në varrezat e zakonshme në Tiranë.

Dhe kjo është një shkelje e rëndë kundër historisë së Shqipërisë dhe ndjenjës kombëtare, karakterit dhe personalitetit të Republikës së Shqipërisë dhe vetë shoqërisë shqiptare.

Urgjentisht ky akt duhet të ndalohet sa më shpejt që të jetë e mundur, dhe shkëlqesia e tij, Fatos Nano, të vendoset në Varrezat e Personaliteteve të Kombit shqiptar.

Me respektimin sublim për Kryeministrin e Shqipërisë Fatos Nano”, shkruan Ngjela.

Te tjera

Lajme te tjera