Deputeti i Partisë Socialiste i Qarkut Vlorë, Vullnet Sinaj, zhvilloi një takim me banorët e fshatit Brataj për të diskutuar problematikat e furnizimit me ujë të pijshëm. Gjatë takimit, Sinaj dëgjoi me vëmendje shqetësimet e komunitetit dhe theksoi angazhimin e plotë të bashkisë për modernizimin e rrjetit të ujësjellësit. Ai garantoi se puna do të vijojë me ritme të qëndrueshme deri në zgjidhjen përfundimtare të problemit. Ky bashkëbisedim tregon vullnetin për t’u afruar më shumë me qytetarët dhe për t’u dhënë zgjidhje konkrete nevojave të tyre jetike.
Reagimi i z. Sinaj
Çështja e furnizimit me ujë të pijshëm është një problem i trashëguar, i cili dalëngadalë po merr zgjidhje në të gjithë territorin e bashkisë së Selenicës.
Së bashku me drejtorin e ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve të Vlorës, Ermal Murati zhvilluam sot një takim me banorët e Bratajt për çështjen e ujësjellësit të fshatit.
Dëgjuam me vëmendjen kërkesat e banorëve dhe diskutuam mbi problematikën e modernizimit të sistemit dhe përmirësimit të cilësisë së furnizimit me ujë të pijshëm.
Ndërtimet e ujësjellësave si vepra publike janë të domosdoshme, pasi ato jo vetëm përmbushin nevojat jetike të komunitetit, por janë faktor kyç për zhvillimin ekonomik, duke qenë se i shërbejnë bizneseve të agroturizmit.
Angazhimi është i plotë që hap pas hapi, çdo nevojë të marrë zgjidhje.
Mbrëmje të qetë!
