E premte, 24 Prill, 2026

Mijëra shqiptarë në protestë, mesazh Gjykatës Speciale nga Tirana: Drejtësi për ish-krerët e UÇK-së! Moisiu e Ali Ahmeti: Akuza të fabrikuara

Share

“Unë jam UÇK”. Kjo thirrje bëri dje bashkë mijëra shqiptarë në sheshin “Skëndërbej” në Tiranë për të kërkuar drejtësi për ish-krerët e UÇK-së. Imazhi i ish-presidentit Hashtim Thaçi, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit u shfaq krah bustit të heroit kombëtar Gjergj Skënderbeu, ndërsa përballë tij mijëra shqiptarë jehuan me thirrjet “liri dhe drejtësi për çlirimtarët”.

Protesta u zhvillua për 1 orë dhe nisi me himnin kombëtar shqiptar dhe bëri bashkë mijëra shqiptarë të cilët që prej orëve të para të mëngjesit vërshuan në kryeqytetin e shqiptarëve, Tiranën, për t’i dhënë mesazhin e qartë Gjykatës Speciale, se çlirimtarët e Kosovës po i mban padrejtësisht në qeli.

Këngët patriotike nuk munguan në protestë, ndërsa veteranët e UÇK-së udhëtuan nga Kosova të veshur me uniformën ushtarake, si dëshmi e gjallë e luftës për liri.

I pari që çeli protestën qe Organizatës së Veteranëve të Luftës të UÇK-së, Hysni Gucati

“Tirana sot është kryeqendra e Shqiptarëve. Sot nga kjo tokë i themi botës se nuk ishim kriminelë, por bijtë e këtij kombi që dhanë gjithçka për atdhe”, tha ai.

Megjithëse me një shëndet të rënduar, ish-Presidenti Alfred Moisiu mbajti fjalimin e tij para mijëra shqiptarëve në shesh, ku tha se liria nuk u dhurua, por u fitua me gjak. Akuzat e ngritura ndaj ish-krerëve të UÇK-së, bashkë me Ali Ahmetin i quajti të fabrikuara.

“Është koha të mos heshtim, por të ngremë zërin sa më lart për të ngritur vendin tonë. Nuk mund të pranojmë të nëpërkëmbet gjaku i shqiptarëve. Liria e Kosovës nuk është dhuratë, është fituar me gjak, me sakrifica dhe vendosmëri. I bëj thirrje drejtësisë të tregojë veten për t’u bërë mësim të gjithëve”, tha Ahmeti.

Ndërsa Mesazhi i Ali Ahmetit ishte i drejtpërdrejtë për qeverinë e Prishtinës, që në këtë protestë mungoi.

“Ka akoma në mesin tonë ca të pavetëdijshëm që i shërbejnë axhendave ruso-serbe në marrëdhëniet ndërshqiptare dhe mbjellin ndasi duke shpërndarë propagandën dashakeqe pa qenë fare të vetëdijshëm se po i shërbejnë Beogradit dhe Moskës. Liria e Kosovës nuk është arenë për politika individuale, partiake dhe zgjedhore. Liria e Kosovës nuk është pushkë për ndasi ndërshqiptare”, tha ai.

Djali i Hashim Thaçit, Endriti, e ndoqi nga afër, në krah të Taulant Ballës, kryebashkiakut të Prishtinës Përparim Rama dhe Ogerta Manastirliut.

‘Ju falenderoj të gjithëve për pjesëmarrjen, dua të falenderojë edhe zotin Rama që ka mbështetur këtë protestë dhe zotin Balla që është angazhuar dhe ka dhënë përkrahjen e tij maksimale’, tha ai.

Nga kjo protestë, një thirrje për t’i nderuar 4 liderët e UÇK-së iu bë edhe dy presidentëve të Shqipërisë dhe Kosovës. 

“Dua t’ju bëj një propozim publik se, përveç thirrjeve, duhen edhe akte konkrete. I propozoj presidentit Begaj që djemtë që ndodhen në Hagë të nderohen me Urdhrin e Flamurit. I propozoj presidentes Vjosa Osmani t’i nderojë me titullin më të lartë që ia jep Kushtetuta, si dhe Këshillit Kombëtar të Malit të Zi dhe atij në Preshevë,” deklaroi Haklaj.

Zemrat e pjesëmarrësve u ngritën herë pas here peshë nga këngët patriotike.

Kryeministri Edi Rama nuk ishte pjesë e tubimit, por një dhuratë e UÇK-së e solli figurën e tij në mes të sheshit. Reagimin e tij e pati në distancë, ku ndau një video nga protesta me mesazhin e shkurtër “zemra mal”.

Përfaqësuesit e lartë të opozitës munguan gjithashtu. I vetmi që u pa në thyerje të rregullit ishte Bujar Leskaj i Vlorës, si edhe Fatmir Mediu.

Pas tubimeve në Tiranës, Prishtinë e Hagë, mbështetja për 4 liderët e UCK-së do t’i mbledhë shqiptarët edhe në Shkup.

Te tjera

Lajme te tjera