E premte, 24 Prill, 2026

Rama “shijon” suksesin e Diellës: Ministrja e Shtetit ka pushtuar gazetat e botës!

Share

Kryeministri Edi Rama, duket shumë i kënaqur me anëtaren e re të kabinetit Diellës, Ministrja e Shtetit e krijuar nga Inteligjenca Artificiale që ka pushtuar gazetat e botës.

Me anë të një postimi në platformën X, Rama ka publikuar titujt e mediave të huaja për ministren e krijuar nga Inteligjenca Artificiale.

“Diella” është një personazh i krijuar me AI, që do të ketë për detyrë menaxhimin dhe drejtimin e prokurorimeve publike. Gjatë asamblesë së PS, Rama njoftoi se tashmë tenderat do të jepen me anë të Inteligjencës Artificiale, për të shmangur çdo dyshim për abuzime brenda ministrive.

Diella u lançua në janar si një asistent virtual i mundësuar nga inteligjenca artificiale  që i ngjan një gruaje të veshur me kostum tradicional shqiptar  për të ndihmuar njerëzit të përdorin platformën zyrtare e-Albania që ofron dokumente dhe shërbime.

Deri më tani, sipas shifrave zyrtare, ajo ka ndihmuar në lëshimin e 36,600 dokumenteve dixhitale dhe ka ofruar gati 1,000 shërbime përmes platformës.

Lufta kundër korrupsionit, veçanërisht në administratën publike, është një kriter kyç në përpjekjen e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

Rama aspiron ta udhëheqë kombin me 2.8 milionë banorë drejt bllokut politik deri në vitin 2030.

Te tjera

Lajme te tjera