E premte, 14 Gusht, 2026

Vuçiç si Rama, kërkon vendosjen e KFOR në Veri dhe zbulon ofertën për Kosovën, pranon se trupat ushtarake janë tërhequr nga kufiri mes të dyja vendeve pas presionit të SHBA, ja çfarë thotë për “terroristin” Radioçiç

Share

Vuçiç si Rama, kërkon vendosjen e KFOR në Veri dhe zbulon ofertën për Kosovën, pranon se trupat ushtarake janë tërhequr nga kufiri mes të dyja vendeve pas presionit të SHBA, ja çfarë thotë për “terroristin” Radioçiç

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i ftuar ditën e djeshme në emisionin e Kristiana Amanpour në televizionin CNN, i është shmangur përgjigjes së drejtpërdrejtë në pyetjen nëse Milan Radoiçiç, ish-nënkryetari i Listës Serbe, do të mbajë përgjegjësi për incidentin në Kosovë. Vuçiç, pa përmendur Radoiçiçin, tha se “natyrisht që të gjithë personat që kanë kryer krime do të përgjigjen”, dhe se prokuroria do të bëjë punën e saj. Ai ka theksuar se incidenti në Kosovë nuk i ka hije Serbisë fare dhe se Serbia ka qenë partner konstruktiv në negociatat me Kosovën, për dallim nga pala tjetër. Vuçiç tha se Prishtina nuk ka punuar për zbatimin e marrëveshjes, dhe se që nga ardhja e Albin Kurtit në pushtet, ajo po kryen “spastrimin etnik të heshtur”.  Ky i fundit pranoi se trupat ushtarake janë tërhequr nga kufiri mes dyja vendeve, pas thirrjeve nga SHBA dhe BE, teksa u justifikua me faktin se për manovrat ushtarake vendosin drejtuesit e ushtrisë dhe jo ai. Vuçiç tha se kurrsesi nuk dëshiron një luftë me Kosovën, pasi do të ishte një konflikt me NATO-n, por ai përsëriti të njëjtën deklaratë si kryeministri Rama që KFOR të marrë nën kontroll veriun. “Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar tani. Ne duam të shohim një prani më të madhe të KFOR-it në Kosovë”, u shpreh presidenti serb. Vuçiç ka thënë se Serbia është konstruktive dhe këtë e kanë thënë edhe përfaqësuesit ndërkombëtarë Josep Borrel dhe Miroslav Lajçak.

Nxehet Vuçiç

Në një moment, Amanpour i përmend president serb se zakonisht flet ndryshe për ndërkombëtarët dhe ndryshe për popullin serb, konstatim i cili irritoi pa masë Vuçiçin që tentoi ta korrigjonte gazetaren e CNN. “Kam bërë gjithçka që u kam thënë miqve tanë nga SHBA-ja dhe BE-ja se do të bëj, dhe ekziston kushtetuta e Serbisë dhe duhet ta respektoj atë”, tha Vuçiç. Duke u krenuar që në takimin e fundit në Bruksel doli pala konstruktive, ai tha se kishte vendosur një ofertë në tryeze për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se do të zbatonte çdo pikë të marrëveshjes së normalizimit, nëse Kosova formon asociacionin. Një tjetër pyetje që irritoi Vuçiçin, ishte ajo e raporteve me Millorad Dodik, me Amanpour që kërkoi përgjigje nëse qëndronte Vuçiç pas tensioneve te fundit në Bosnje dhe Hercegovinë, ku Republika Srpska kërcënon me shkëputje. “Mos fusni fjalë në gojën time që si kam thënë unë”, u përgjigj Vuçiç, mjaft i irrituar. Në fund u pyet edhe nëse mbështet mesazhin e sportistit Novak Gjokoviç, ku gjatë një eventi shkruajti në kamera “Kosova është zemra e Serbisë”, duke u përgjigjur se është një ide që e përkrah 99% e popullatës në Serbi, duke lënë te kuptohet, përfshirë vetë atë.

Çfarë ndodhi në Veri?

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës u vra dhe disa u plagosën në përleshjet me një grup të armatosur në pjesën veriore të vendit, të banuar me shumicë serbe, më 24 shtator. Rreshteri i policisë, Afrim Bunjaku,vdiq nga plagët e marra në sulm, konfirmuan autoritetet. Autoritetet kosovare thanë se tre sulmues janë vrarë, ndërsa gjashtë persona, që dyshohet se ishin në kontakt me ta, janë arrestuar. Rreth 30 sulmues ishin vendosur në manastirin e fshatit Banjskë të komunës së Zveçanit dhe përreth tij. Të Menjëherë pas ngjarjes, Vuçiçi e fajësoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke thënë “disa serbë të Kosovës” u rebeluan duke ngritur barrikada “duke mos dashur të vuajnë më terrorin e Kurtit”. Kryeministri i Kosovës Kurti, ndërkohë, tha se sulmi është mbështetur nga Serbia. “Bëhet fjalë për një formacion terrorist e kriminal, profesionist, i cili e ka planifikuar dhe përgatitur gjatë këtë çfarë ka kryer sot dhe që nuk paraqet një bandë të kontrabandës, por një strukturë mercenare, e cila është e përkrahur politikisht, financiarisht e logjistikisht nga Beogradi zyrtar”, tha Kurti pak ditë më parë.

Te tjera

Lajme te tjera