“Tek Aleksandër Vuçiçi, ka një gënjeshtër dhe këtu është pretendimi se policët nuk janë lejuar të jenë në veri të Kosovës. Vuçiç e tha këtë gënjeshtër duke pasur parasysh se votuesit e tij nuk e kishin lexuar Marrëveshjen e Brukselit. Ai ndoshta nuk gabon atje dhe kjo deklaratë është menduar ekskluzivisht për përdorim shtëpiak”, tha për Danas, Aleksandar Olenik, deputet nga lista e Vojvodinës dhe avokat. Olenik pretendon se në fjalimet efundit, Vuçiç po përpiqet t’u paraqitet votuesve të tij si viktimë, dhe jo si organizator dhe porositës i aksionit që e solli Serbinë, për herë të parë në histori, në statusin e sponsorit të terrorizmit. “Është e qartë për të gjithë se as Vuçiç dhe as Lista e tij Serbe nuk janë viktima këtu. Vuçiç po mundohet të tregohet si viktimë, por tani po mundohet ta bëjë këtë me sulmuesit e armatosur në Banjskë. Fatkeqësisht, ata njerëz nga veriu i Kosovës janë vetëm dhe ekskluzivisht viktima të Vuçiçit, pra janë viktima të politikës së tij humbëse dhe poshtëruese për Kosovën. Viktimë janë të gjithë qytetarët e Serbisë, por edhe vetë shteti”, thotë Olenik. Ai shton se SNS, duke përdorur komunikimet partiake, i shërben anëtarësimit një shpjegim të rremë se kanë pasur një lloj marrëveshjeje për destabilizimin e veriut të Kosovës. Kjo mund të jetë e vërtetë, siç thotë ai, por vetëm në lidhje me Rusinë. “Aleksandar Vuçiç, i cili tani jo vetëm i mundur, por edhe i poshtëruar në Kosovë, po përpiqet të korrigjojë politikën e tij humbëse duke paralajmëruar dhe përgatitur gjykimin ndaj Milan Radoiçiçit në vendin tonë”. Kjo tentativë manipulimi është më naive, por edhe më e dëmshme sesa përpjekja e tij për të provokuar konflikt. Farsa gjyqësore do të përkeqësojë edhe më shumë pozitën jashtëzakonisht të dobët ndërkombëtare të Serbisë, ndërsa serbët në veri të Kosovës do të jenë edhe më të shtypur. Në thelb, me të gjitha lëvizjet e tij, përfshirë edhe gjykimin e paralajmëruar, Vuçiç thjesht po e përkeqëson pozitën e serbëve në veri të Kosovës”, thotë Olenik. Ai rikujton se gjykata dhe prokuroria janë të obliguara me Kushtetutë, e cila e përcakton Kosovën si krahinën e dytë serbe, pas Vojvodinës.
Po përgatitet ekstradimi i Radoiçiç
Radoiçiç kështu mund të gjykohet për të gjitha veprat penale nga kodi ynë.” Po kështu për veprën penale të terrorizmit (neni 391 i KP). Megjithatë, përderisa Kushtetuta jonë është e vlefshme në Kosovë, gjyqësori ynë do të ketë aftësinë ta gjykojë realisht Radoiçiçin. Bëhet fjalë për keqpërdorime të përsëritura të gjyqësorit nga regjimi i Aleksandër Vuçiçit. Konkretisht, në bisedën me Sekretarin Amerikan të Shtetit Blinken, Vuçiçit i është bërë e qartë se të gjithë sulmuesit e armatosur duhet të ndiqen penalisht, që në fund të fundit nënkupton ekstradimin e tyre”, thekson deputeti Olenik. I pyetur se sa ka gjasa që Radojiçiç të ekstradohet në Kosovë, Olenik thotë se gjasat për ekstradim para zgjedhjeve janë minimale. “Pas zgjedhjeve, nëse Vuçiç mbetet në pushtet, gjithçka është e mundur. Thjesht, kur bëhet fjalë për pushtetin e Vuçiçit, nuk ka të mbrojtur apo të paprekshëm”, përfundon Olenik. Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë (MPBS) njoftoi të shtunën se Millan Radoiçiç i është përgjigjur thirrjes së saj dhe se ka dhënë deklaratë në cilësinë e qytetarit për sulmin ndaj Policisë së Kosovës në veri të Kosovës. Të premten, Radoiçiç e mori përgjegjësinë për sulmin ndaj Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit më 24 shtator, ku mbeti i vrarë një zyrtar policor, dhe dha dorëheqje nga posti i nënkryetarit të Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë. MPBS-ja shtoi se Prokuroria e Lartë Publike në Beograd do të njoftohet për deklaratën e Radoiçiçit në formë raporti, e cila më pas “do të ndërmarrë masat dhe veprimet e mëtejshme procedurale nën autoritetin e saj.” Kujtojmë se Policia e Kosovës u sulmua me 24 shtator në një pritë nga një grup i armatosur derisa po shkonte për të kontrolluar bllokimin e një rruge pranë një ure në Banjskë, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku. Sulmuesit u strehuan në manastirin e fshatit ku e vazhduan konfrontimin me policinë, dhe si pasojë tre prej tyre u vranë. Tre sulmues të dyshuar janë arrestuar dhe po mbahen në paraburgim në Prishtinë.
