Pas Milan Radoiçiç autoritetet e Prishtinës kanë identifikuar dje një tjetër anëtar të grupit terrorist që sulmoi policinë e Kosovës të dielën e 24 shtatorit. Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla deklaroi se njëri nga të vrarët në Banjskë të Zveçanit, është e truproja e shefit të BIA-s serbe, Agjencisë së Inteligjencës në Serbi, Aleksandar Vulin. Ndërkohë Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar dje se ka liruar nga arresti katër të dyshuar për sulmin në Banjskë të Zveçanit, pasi sipas tyre, nuk pati prova të mjaftueshme për përfshirjen e tyre në rast. Sipas Prokurorisë, të dyshuarit e liruar ishin arrestuar larg vendit të ngjarjes. “Ju njoftojmë se katër perona të cilët janë arrestuar gjatë aksionit të Policisë së Kosovës, në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, larg nga vendi i ngjarjes, të njëjtit janë liruar dje (26 shtator 2023), nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në mungesë të provave të paraqitura nga Policia e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë të mërkurën.
Sveçla: Njëri nga të vrarët, truproja e Aleksandër Vulinit
Nga ana tjetër ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se njëri nga tre sulmuesit e armatosur serbë, të vrarë në aksionin e Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit të dielën, është truprojë e shefit të Agjencisë së Inteligjencës në Serbi (BIA), Aleksandër Vulin i shpallur së fundmi non grata nga SHBA. “Përmes video-pamjeve dëshmuam prezencën e kryekriminelit dhe udhëheqësin e aksionit terrorist Milan Radojiçiç. Ndërkaq, është konfirmuar që njëri nga të vrarët që ishte po ashtu pjesëmarrës i atij akti është edhe Bojan Mijailoviç, truproja e shefit të BIA-s serbe, Aleksandar Vulin, në vizitën e tij në Republikën e Kosovës në vitin 2013”, ka shkruar Sveçla në Facebook. Sveçla ka thënë se Serbia si shtet është këmbë e krye e përfshirë në këtë sulm ndaj Kosovës. “Për këtë gjë tashmë ekziston edhe lidhja formale e strukturore e përfshirjes së Aleksandër Vuçiq në sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit: Milan Radojçiç, si nënkryetar i Listës serbe dhe truproja e Aleksandër Vulinit, shef i BIA-s. Të dy këta po ashtu të sanksionuar në listën e zezë të ShBA-ve. Të dy këta nga njerëzit më të afërt të presidentit të Serbisë. Edhe optimistët më të mëdhenj që deri tash e kanë gënjyer veten për ndryshimet në këtë shtet besoj janë bindur për të kundërtën këto ditë. Dua të shpreh edhe njëherë mirënjohje për qëndresën e Policisë së Kosovës atë ditë dhe për profesionalizmin e pashoq, aksion në të cilin nuk është lënduar asnjë civil”, ka përfunduar Sveçla.
Kush ështtë Radojçiç
Kohët e fundit ai është bërë i njohur në të gjithë rajonin. Ndaj tij dikur ishte lëshuar një urdhër-arresti për shkak të dyshimit se ishte i lidhur me vrasjen e politikanit kosovar Oliver Ivanoviç, por ai u tërhoq në mars të vitit 2021 pa një shpjegim zyrtar. Radoiçiç ka qenë i njohur për autoritetet gjyqësore në Serbi që nga ngritja e aktakuzës kundër tij dhe Zvonko Veselinoviç në vitin 2011, duke i akuzuar ata për përvetësim të 32 kamionëve Hippo Alpe Adria Leasing. Janë katër kompani Ai ishte në kërkim edhe për përfshirje në rastin “Brezovica”, ndërsa dyshohej se kishte kryer veprën penale të kanosjes së dëshmitarëve gjatë procedurës penale. Në rastin e “Brezovicës”, personat akuzohen se kanë shpërdoruar pozitën zyrtare në lidhje me dhënien e lejeve të ndërtimit në një zonë ku nuk lejohet ndërtimi. Ish-kryetari i Komunës së Shtërpcës, Bratisllav Nikoliç, ishte paraburgosur për të njëjtin rast. Ai ka arritur t’i shmanget arrestimit me urdhër të lartpërmendur duke u arratisur nga vendkalimi administrativ Bërnjak në veri të Kosovës Milan Radoiçiç, së bashku me Zvonko Veselinoviçin, janë pronarë të së paku katër kompanive në Serbi, disa prej të cilave janë të angazhuara në projektet më të mëdha. Kompania e tyre “ombrellë” është Inkop nga Cuprija, përmes së cilës ata hynë në botën e biznesit legal. Ata u bënë zyrtarisht bashkëpronarë të saj në vjeshtën e vitit 2018 dhe deri atëherë dyshohej se e kontrollonin. Siç kanë raportuar mediat, më parë Inkopin e ka udhëhequr Dushica Maksimoviç, motra e Zharkos dhe Zvonko Veselinoviqit. Sipas të dhënave të APR, Zharko Veselinoviç tani zotëron 20% të aksioneve në të, ndërsa 80% të mbetur e ndajnë në mënyrë të barabartë Zvonko Veselinoviç dhe Milan Radojçiç, siç shkruan Nova.rs.
