E enjte, 23 Prill, 2026

Vullnet Sinaj nderon figurën e Fatos Nanos: Një udhëheqës me vizion europian dhe mendim të lirë

Share

Deputeti i Partisë Socialiste, Vullnet Sinaj, mori pjesë në ceremoninë mortore të ish-kryeministrit Fatos Nano. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ai shprehu dhimbjen dhe respektin e tij për figurën e një prej personaliteteve më të rëndësishme të politikës shqiptare pas viteve ’90, duke vlerësuar kontributin e Nanos në demokratizimin dhe forcimin e shtetit shqiptar.

Reagimi i z. Sinaj:

Lamtumirë Fatos Nano!

Si themelues dhe drejtues i Partisë Socialiste , si kryeministër dhe intelektual me vizion europian, ai dha një kontribut të rëndësishëm në rrugën e demokratizimit dhe konsolidimit të shtetit shqiptar pas viteve të tranzicionit.

Fatos Nano do të kujtohet jo vetëm për rolin e tij politik, por edhe për kurajën, stilin e tij të veçantë dhe mendimin e lirë që shpesh sfidonte konformizmin e kohës.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe gjithë socialistëve që e kanë pasur udhëheqës dhe frymëzim.

U prehtë në paqe!

Te tjera

Lajme te tjera