Presidentet e Komisionit Europian dhe të Këshillit Europian, Ursula von der Leyen dhe Antonio Kosta, i prishën humorin Aleksandër Vuçiç, gjatë vizitës në Bruksel.
Ata i thanë se “mbeten plotësisht të përkushtuar për të parë një Serbi demokratike në BE”.
Von der Leyen dhe Kosta njoftuan në X se kishin diskutuar rëndësinë e përshpejtimit të reformave, veçanërisht në fushat e sundimit të ligjit dhe lirisë së medias, me Presidentin serb.
Gjatë kësaj vizite është shënuar edhe një incident. Vuçiç i tha Von der Leyen se “sapo mori një mesazh nga Moska”, teksa ata po dilnin para kamerave për foton e rastit.
“Në rregull, le të presin.”, ia ktheu e irrituar presidentja e KE-së Vuçiç.
Ky shkëmbim u regjistrua nga kamerat dhe tërhoqën shpejt vëmendjen e gazetarëve europianë, për shkak të tensioneve mes Brukselit dhe Moskës.
Një tjetër detaj i kësaj vizite ishte dhe përgjigja që presidenti serb pati ndaj kryeministrit të Malit të Zi, që u tall me idenë e tij për një pranim të Ballkanit Perëndimor në BE së bashku.
“Do të gëzohem për çdo sukses të njerëzve në Shkup, Banja Luka, Elbasan… Cili është problemi me këtë?”, u shpreh Vuçiç duke sqaruar se liderët e BE-së i kishin kushtuar vetëm 2 minuta idesë së tij.
