Këngëtarja dhe aktorja amerikane Jennifer Lopez e ftuar së fundmi në emisionin “Sunday Morning” në CBS ka folur hapur për divorcin e saj me Ben Affleck, duke e përshkruar si një përvojë pozitive që e ka ndihmuar të rritet dhe të bëhet më e vetëdijshme.
Gjatë emisionit Lopez u shpreh se: “Është gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë sepse më ndryshoi”.
Ajo gjithashtu shtoi se tani ndihet një person tjetër nga viti i kaluar dhe përmendi se xhirimet e filmit “Kiss of the Spider Ëoman” i kanë shërbyer si një “strehë” gjatë periudhave të vështira. “Çdo moment në shesh xhirim dhe çdo moment që luajta këtë rol, isha shumë e lumtur”, tha ajo.
Jennier Lopez pranoi se në fillim nuk ndihej mirë kur kthehej në shtëpi, por mësoi të përballej me boshllëkun që ndjente.
