E diel, 20 Prill, 2025

“Unë jam Wladimir Klitschko, po i drejtohem gjithë botës që të ndalojë këtë luftë”

Share

Ish kampioni i botës në boks, Wladimir Klitschko ka bërë një tjetër reagim të fortë në rrjetet sociale. Një ditë më parë ai deklaroi se do të detyrohet të marrë armën për të mbrojtur vendin por sot pas shumë civilëve të vrarë dhe disa ndërtesave të goditura me raketa nga rusët, ai ka bërë një mesazh të fortë në Instagram ku i adresohet botës për ta ndalur këtë luftë të nisur nga Rusia.

“Unë jam Wladimir Klitschko dhe po i drejtohem gjithë botës që të ndalojë këtë luftë që Rusia ka nisur. Vetëm sot civilët u qëlluan me raketa, me operacione speciale dhe civilë janë vranë dhe kjo po ndodh në zemër të Evropës.

Duhet të veproni tani për të ndaluar agresionin rus me gjithçka që mund të keni, TANI.

Në një orë, ose nesër, do të jetë tepër vonë. Ju lutemi ndërmerrni një veprim tani, mos prisni. Vepro Tani. Ndalojeni këtë luftë”.

Një mesazh i fortë dhe prekës i një figure të madhe të sportit botëror i cili po shikon çdo ditë qytetarë të tij të vriten nga ushtria ruse.

Kujtojmë që Kievi është në një shtetrretim deri të Hënën ku askush nuk duhet të dale në rrugë pasi do të konsiderohet si një i huaj dhe mund të qëllohet.

Te tjera

Lajme te tjera