Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur këtë të hënë në SPAK për të zbatuar masën e sigurisë detyrim paraqitje.
Pasi doli nga ambientet e Prokurorisë, Berisha vijoi me akuzat ndaj këtij institucioni dhe kreut të SPAK, Altin Dumani. Ai theksoi se asnjë prej krerëve të karteleve nuk është në burg pasi janë informuar për tu arratisur.
“250 urdhra-arreste s’janë ekzekutuar, janë njoftuar krerët e karteleve dhe asnjë prej tyre nuk është në burg. U bëj thirrje gazetarëve të merren me informacionet e këtij institucioni, të mos bien pre e mashtrimeve të tyre. 34 ton kokainë, 6.5 miliardë euro. Asnjë gram nuk është kapur në Shqipëri, dezinformojnë, mashtrojnë se u kapën 17 tonelata. Theksova këtë moment, se nëse Altin Troplini po e dekoronte Elvis Doçin, pikërisht për këtë bashkëpunim kriminal të ngushtë, mes personave të caktuar, një pjesë është edhe policia. Rastet janë flagrante, që akuzohen vetë këta prokurorë, kjo paraqet një problem madhor për rendin dhe sigurinë. Padrinot janë të lirë”, deklaroi Berisha.
