E enjte, 23 Prill, 2026

U largua nga Kuvendi, ish-deputeti socialist emërohet në krye të “Postës Shqiptare”

Share

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, është emëruar në detyrën e administratorit të shoqërisë “Posta Shqiptare” sh.a. Vendimi është firmosur nga ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, dhe mban datën 27 tetor 2025.

Sipas dokumentit zyrtar të sigluar nga gazeta ‘TemA’, emërimi i Xhafajt është bërë mbi bazën e Ligjit nr. 7926, datë 20.04.1995, “Për transformimin e Ndërmarrjeve Shtetërore në shoqëri tregtare”, si dhe në zbatim të ligjit për regjistrimin e bizneseve dhe statutit të shoqërisë “Posta Shqiptare”.

Etjen Xhafaj ka mbajtur më herët funksione politike dhe administrative në radhët e Partisë Socialiste dhe qeverisë, duke qenë ndër figurat e njohura të brezit të ri socialist. Me këtë emërim, ai merr drejtimin e një prej institucioneve më të vjetra publike të vendit, në një moment kur “Posta Shqiptare” ndodhet në proces transformimi dhe digjitalizimi të shërbimeve.

Te tjera

Lajme te tjera