E premte, 24 Prill, 2026

“Tre deputetë dhe një ish ministër”, SPAK: 14 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë nën hetim

Share

Prokuroria e Posaçme ka konfirmuar se aktualisht janë duke u hetuar 14 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të nivelit të lartë, mes tyre tre deputetë, një ish-deputet dhe një ish-ministër.

Në një përgjigje dhënë interesit të gazetarëve, SPAK ka bërë publike disa të dhëna të rëndësishme lidhur me hetimet ndaj funksionarëve të lartë dhe bashkëpunimin ndërkombëtar përmes letërporosive.

Emrat dhe akuzat konkrete ndaj tyre nuk janë bërë publike për shkak të sekretit hetimor, por bëhet e ditur se hetimet janë në vijim dhe përfshijnë vepra të natyrës penale që lidhen me korrupsionin, shpërdorimin e detyrës dhe pastrimin e parave.

Në përgjigje të interesit mediatik, SPAK ka sqaruar gjithashtu se gjatë viteve 2022–2024 janë dërguar letërporosi drejt autoriteteve të huaja për marrjen e materialeve hetimore shtesë nga aplikacione të enkriptuara si SKY ECC, EncroChat dhe ANOM.

Këto aplikacione janë përdorur nga rrjete kriminale për komunikime të fshehta dhe hetimet ndërkombëtare kanë ndihmuar në zbardhjen e një sërë çështjesh të rënda penale në Europë dhe më gjerë.

Sa i përket dosjes së 21 janarit, SPAK u shpreh se veprimet hetimore që kryhen gjatë fazës së hetimit paraprak përbëjnë sekret hetimor dhe për këtë arsye nuk mund të japin informacion.

Te tjera

Lajme te tjera