Tirana po vazhdon të mbajë gjallë gjelbërimin dhe freskinë pranverore, falë kujdesit të përditshëm të punëtorëve pastrim gjelbërimit të qytetit. Çdo park, rrugë dhe hapësirë publike mirëmbahen me përkushtim, duke i dhuruar kryeqytetit një pamje të gjallë dhe plot ngjyra.
Drejtoria e Përgjithshme e Pastrim Gjelbërimit (DPPGJ) në Bashkinë e Tiranës është në terren çdo ditë, me punëtorët që me mund dhe përkushtim kontribuojnë në ruajtjen dhe gjallërimin e hapësirave të gjelbra.
Një Tiranë më e gjelbër dhe më e bukur është rezultat i punës së tyre të palodhur, duke i dhënë qytetit jo vetëm estetikë, por edhe një mjedis më të shëndetshëm për të gjithë banorët.
