Tirana, pas një vere të nxehtë e të lodhshme, po shfaqet sërish e mbuluar nga tapeti i saj i gjelbër falë përkushtimit të punëtorëve të Drejtorisë së Përgjithshme të Pastrim Gjelbërimit të Bashkisë Tiranë (DPPGJ). Nga Blloku i Ministrive, te sheshi i Ushtarit Panjohur dhe pranë ambienteve të mediave si Ora News, gjelbërimi i rikthyer i jep qytetit frymëmarrje të re në mes të shtatorit.
Punonjësit e pastrimit dhe gjelbërimit, me përkushtim të përditshëm, kujdesen që kryeqyteti të mbetet jo vetëm më i pastër, por edhe më i bukur e i shëndetshëm për banorët e tij. Bashkia Tiranë, përmes DPPGJ, thekson se puna në terren nuk ndalet asnjë ditë, për një qytet ku pastërtia dhe gjelbërimi shihen si prioritet i përhershëm.
Share
Te tjera
