E premte, 17 Prill, 2026

Tirana në lëvizje, punëtorët e DPPGJ kujdesen për gjelbërimin dhe pastërtinë e qytetit

Share

Punëtorët e Bashkisë Tiranë janë aktivë çdo ditë për të bërë qytetin më të bukur dhe më të gjelbër. Një super aksion po zhvillohet përgjatë “Unazës së Madhe”, në segmentin TEG–Sauk, ku punonjësit japin maksimumin e përkushtimit dhe dashurisë për Tiranën tonë.

Falë pranisë së vazhdueshme të Policisë Bashkiake, siguria e punëtorëve në rrugë është e garantuar, duke mundësuar që puna të vijojë pa ndërprerje.

Drejtoria e Përgjithshme e Pastrim Gjelbërimit kujdeset që çdo pemë të mirëmbahen me kujdes dhe të ruhet bukuria e hapësirave të gjelbra. Aktivitetet përfshijnë:

  • Punim pemësh
  • Heqje lastarësh
  • Pastrim barnash të dalë spontanisht në trotuare
  • Kujdes për lulishte si “7 Xhuxhat” dhe zona të ndryshme të qytetit, përfshirë: Rrugën Murat Toptani, Rrugën Myslym Shyri, Rrugën Gjik Kuqali, Bllokun “Gregor Heba”, Rrugën Ismail Qemali dhe Rrugën Siri Kodra.

Nga një lulishte në tjetrën, puna nuk ndalet! Aktualisht aktivitetet vazhdojnë në zona si “Fusha e Aviacionit” dhe “Zogu Zi”, duke siguruar që Tirana të jetë gjithmonë një qytet i pastër dhe i gjelbër.

Te tjera

Lajme te tjera