E shtunë, 26 Shtator, 2026

Tirana ndryshon përditë, aksione pa pushim nga ekipet e pastrim-gjelbërimit për një qytet më të pastër e me më shumë ngjyra

Share

Punët e mira nuk kanë të ndalur në kryeqytet, ku përkushtimi i përditshëm i ekipeve të terrenit i ka dhënë Tiranës një pamje gjithnjë e më të bukur, të pastër dhe mikpritëse. Përmes një sërë aksionesh të njëpasnjëshme, punonjësit e Drejtorisë së Përgjithshme të Pastrim Gjelbërimit (DPPGJ) pranë Bashkisë Tiranë treguan edhe një herë se me punë e përkujdesje çdo hapësirë publike mund të transformohet.

Ngjyra të reja në hapësirat e qytetit

Së fundmi, rrethrrotullimi pranë bustit “Papa Gjon Pali II” mori një gjallëri të re falë mbjelljes së trëndafilave nga skuadrat e DPPGJ-së. Çdo fidan i mbjellë është një investim i drejtpërdrejtë për një Tiranë më të gjelbër, me më shumë ngjyra dhe me mjedis më të shëndetshëm për të gjithë qytetarët.

Gatishmëri për vitin e ri shkollor

Përkujdesja u shtri edhe pranë institucioneve arsimore, ku përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor janë mbyllur me sukses. Ekipet realizuan krasitjen dhe kositjen e hapësirave të gjelbra në Gjimnazin “Luan Hajdaraga”, duke krijuar një ambient dinjitoz e të mirëmbajtur për nxënësit. Një falënderim i veçantë u shkon “bletëve punëtore” të terrenit (ekipeve të DPPGJ), të cilët me punën e tyre të palodhur garantuan ambiente më të bukura për brezin e ri.

Kujdes i vazhdueshëm për mjedisin: Pastrimi i Lumit të Tiranës

Paralelisht, vijoi aksioni për mbrojtjen e natyrës në zonën e Urës së Paskuqanit (Njësia Administrative Nr. 9), ku skuadrat punuan intensivisht për pastrimin dhe evadimin e mbetjeve të hedhura në shtratin e Lumit të Tiranës. Ky aksion sjell edhe një thirrje të fortë ndërgjegjësimi për të gjithë: STOP ndotjes! Ruajtja e mjedisit është një përgjegjësi e përbashkët, prandaj ftohen të gjithë qytetarët të përdorin pikat e dedikuara të grumbullimit të mbetjeve dhe të denoncojnë ndotësit.

Puna e palodhur e ekipeve të DPPGJ-së është shembulli më i mirë i përkushtimit ndaj qytetit. Mirënjohje dhe respekt për secilin prej punonjësve në terren që me djersën e tyre po e bëjnë Tiranën më të jetueshme çdo ditë!

Te tjera

Lajme te tjera