E premte, 17 Prill, 2026

Tirana gjelbëron çdo ditë, si puna e përkushtuar e punonjësve të DPPGJ po i jep jetë hapësirave të qytetit

Share

Në çdo cep të Tiranës, ndihen gjurmët e punës së përditshme dhe përkushtimit të punonjësve të Drejtorisë së Përgjithshme të Pastrim Gjelbërimit (DPPGJ).

Çdo mëngjes, ata janë në terren për të mirëmbajtur hapësirat e gjelbra, për të pastruar, ujitur dhe kujdesur me dashuri çdo lulishte, pemë apo shteg gjelbërimi që i jep frymëmarrje qytetit tonë.

Në zonën e Fushës së Aviacionit, lulishtet e kuruara dhe hapësirat e pastra tregojnë kujdesin e vazhdueshëm të kolegëve tanë, të cilët punojnë me profesionalizëm për ta mbajtur qytetin të pastër e plot jetë. Po ashtu, në Rrugën “Nikolla Lena” dhe Bllokun e Pallateve, puna e tyre e palodhur reflektohet në çdo detaj — në gjelbërimin që rinovohet, në pemët e krasitura dhe në mjedisin e rregullt që i bën lagjet më të bukura e të jetueshme.

Falë këtij përkushtimi të përditshëm, Tirana është sot më e pastër, më e gjelbër dhe më mikpritëse për qytetarët dhe vizitorët e saj.

Kjo është puna e njerëzve të heshtur, por të pazëvendësueshëm, që çdo ditë japin kontributin e tyre për një qytet më të bukur dhe më të gjallë.

Te tjera

Lajme te tjera