E diel, 27 Shtator, 2026

Tërbohen “Plakat e Prillit” në mes të pranverës, temperaturat zbresin në -4 °C

Share

Pas një fundjave me reshje shiu dhe dëbore në disa zonë të vendit, java parashikohet të nisë me mot të qëndrueshëm, por të ftohtë.

Duket se “plakat e prillit” e kanë mbajtur premtimin e tyre për një rikthim të befasishëm të dimrit në gjithë vendit.

Pamjet e qyteteve të zbardhura kanë surprizuar shqiptarët, të cilët më shumë prisnin diell dhe ngrohje pranverore se sa flokë bore. 

Për ditën e hënë moti në vend parashikohet të jetë i kthjellët, por me temperatura të ulëta, deri në -4 gradë celsius në veri të vendit.


Edhe zona qendrore dhe ajo jugore e vendit do të përballen me temperatura të ulëta, deri në -1 gradë celsius.

Sipas Shërbimit Metorologjik Ushtarak, era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 10-20 m/s, ndërsa valëzimi në det do të jetë i forcës 3-4 ballë.

Te tjera

Lajme te tjera