E premte, 24 Prill, 2026

Takim prekës dhe simbolik në Kanada, ambasadorja Malo takohet me Z. Todd Goudy, mikun e vjetër të Shqipërisë

Share

Në një mbrëmje të veçantë falënderimi të organizuar nga Embassy Connections Canada, Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Kanada, Sh.S.Znj. Artemis Malo, zhvilloi një takim të ngrohtë me Kryetarin e Asamblesë Legjislative të provincës Saskatchewan, të Nderuarin Z. Todd Goudy. Ky takim riktheu emocionet dhe lidhjet e hershme mes një politikani kanadez dhe Shqipërisë së pasviteve ‘90.

Reagimi i Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Kanada

Në darkën e falënderimeve të organizuar nga Embassy Connections, Ambasadorja Artemis Malo u takua me Kryetarin e Asamblesë Legjislative të Saskatchewan, të Nderuarin Z. Todd Goudy.

Ishte një takim i mbushur me emocion dhe krenari.

Zoti Goudy ka jetuar në Shqipëri menjëherë pas diplomimit të tij në vitet 1990, pas rënies së regjimit komunist. Ai foli me shumë dashuri dhe emocion për kujtimet e tij nga Gjirokastra, Pogradeci dhe Berati.

Ai punoi për t’i shërbyer popullit shqiptar për të rindërtuar demokracinë, liritë fetare dhe ekonominë.

Sot, prind i gjashtë fëmijëve, ai dëshiron të rivizitoj Shqipërinë, për të parë transformimin kolosal.

Duke ruajtur shqipen e vjetër dhe zemrën plot për njerëzit e Shqipërisë, ai ka mbështetur vazhdimisht komunitetin shqiptar dhe ka dhënë kontribut në forcimin e marrëdhënieve midis dy shteteve.

Faleminderit

 Thank you

Todd Goudy

Jerry  Sherman

Embassy Connections Canada

https://www.facebook.com/share/p/17UKV4Tsc8/

Te tjera

Lajme te tjera