E hënë, 28 Shtator, 2026

Spartak Braho plas skandalet e Berishës: Ja dy standardet e tij me Komisionin Hetimor, pse nuk e arrestuan për grushtin e shtetit të ’98, si vendosi Parlamenti heqjen e imunitetit dhe refuzimi për të dëshmuar

Share

Ish-kryeministri Sali Berisha dita-ditës po tregon qartë, se edhe në “shpirt të fundit” nuk do të heq dorë nga prapaskenat, demagogjitë, mashtrimet, pisllëqet e tij, të cilat i ka tregues dhe përmbajtje karakteri. Është personazh “extra” që do t’i mbyllë sytë duke bërë intriga e prapaskena, pazare e krime, sepse kështu është gatuar, për të mos thënë që ai, me këtë “pigment” është lindur. Për të demaskuar qëndrimet e tij të dyfishta, gazeta “SOT” ka kontaktuar me ish-deputetin e njohur socialist Spartak Braho, i cili ka treguar fytyrën e vërtetë të kreut të “Foltores”. Zotin Braho e ka ngacmuar deklarata e Berishës pak ditë më parë, i cili kërkoi ngritjen e një Komisioni Hetimor për kryeministrin Rama lidhur me çështjen “McGonigal”. Braho shprehet se Berisha mban standarde të dyfishta, pasi ishte po Sali Berisha që hodhi poshtë këto komisione kur bëhej fjala për interesat e tij personale. Braho kujton 18 shtatorin e vitit 1998, ku Kuvendi i Shqipërisë, me votë unanime, miratoi kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme, për heqjen e imunitetit Sali Berishës, për hetimin dhe arrestimin e tij, si organizatori i grushtit të shtetit të 14 shtatorit 1998. Por, Sali Berisha nuk u arrestuar kurrë për këtë ngjarje, ndonëse prokuroria, krahas kërkesës për heqjen e imunitetit, kishte dëshmi, urdhra, pamje filmike dhe fakte të tjera që provonin rolin e Berishës si organizator i pushtimit të institucioneve shtetërore me grupe të armatosura. Sipas Brahos, nuk u interesonte udhëheqjes socialiste të asaj kohe që ta arrestonte Berishën dhe të ndëshkonte kriminelët. Ai tha se pushteti është i ëmbël dhe ka favore. Sipas Brahos, janë po të njëjtat personazhe në politikën shqiptare që riciklojnë të njëjtat situata të vështira social-ekonomike.

Rrëfimi i Spartak Brahos

“Isha zgjedhur Kryetar i Komisionit Parlamentar i Rregullores dhe Imunitetit të Mandateve. Një komision jo me shumë peshë, pa ndonjë angazhim të veçantë, por që në ato ditë të dhjetorit 1997, u bë epiqendër, pasi ky Komision do të shqyrtonte kërkesën e Prokurorit të Përgjithshëm Arben Rakipi për t’i hequr imunitetit deputetit Sali Berisha. Komisioni përbëhej nga unë si Kryetar, Nard Noka nën kryetar, Nikoll Lesi, Afrim Cenga, Ligoraq Karamelo dhe Fatmir Xhindi. Ndonëse Berisha u thirr disa herë për t’u njohur me materialin e Prokurorisë, ai nuk u paraqit. E njoftova përsëri nëpërmjet Drejtorisë së Policisë se duhej të paraqitej, ndryshe do të merrej forcërisht. U paraqit në zyrat e Kuvendit, ku mblidhej dhe Komisioni, por ndjehej fodullëku aq sa sytë i nxirrnin xixa. E ftova të ulej në karrige por nuk pranoi, i bëra të ditur qëllimin e thirrjes dhe njëkohësisht me shpejtësi i lexova dhe materialin së bashku me kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme. E pyesa nqs kishte diçka për të thënë, por më tha “Jo! Këto janë të gjitha shpifje, kurrkush s’mund t’ia heqë imunitetin Sali Berishës!” Dhe duke turfulluar, u ngrit për të dal në drejtim të derës.”Dëgjo Sali Berisha” i thash ”këto që ju i quani shpifje, do t’i hetojë Prokuroria dhe do t’i hetojë Gjykata. Në këto raste, juve duhet të dorëzoni imunitetin! Ky është dhe vendimi i Komisionit!. Një pjesë e Komisionit, ishte larguar përpara se të shpallej vendimi. Vetëm deputeti Nikoll Lesi, Afrim Çenga dhe Fatmir Xhindi kishin qëndruar. Të nesërmen, seanca plenare votoi heqjen e imunitetit të deputetit Sali Berisha, por për 4 vjet ai nuk u paraqit asnjëherë vullnetarisht në Prokurori…”

Te tjera

Lajme te tjera