Drejtoresha Ekzekutive e QSHPZH-së, Dr. Elona Hoxha Gjebrea, e cila në profesion është një ndër biologet më të mira në Shqipëri dhe që më herët ka qenë edhe deputete e PS, ka përkujtuar sot studentët e 8 Dhjetorit të vitit 1990. Përmes një postimi në “Facebook”, zonja Gjebrea uron në këtë ditë të shënuar 8 shoqet saj e 5-vjecarit teë Biologjisë në Universitetin e Tiranës. ( 1986-1991).
Ja statusi i plotë i zonjës Gjebrea:
Në ditën e rinisë, dua të pershendes
8 shoqet e 5-vjecarit te Biologjise( 1986-1991).
Raimonda Popaj, Etleva Burdhima Hamzaraj, Bona Kolaneci, Valbona Aliko, Kejda Bulaj, Albana Zeko, Albana Rexhepaj, Ledia Kita!
Ne kete foto ne nje udhetim ekspeditë në Korcë/ Pogradec, me prof. Eftim Dodona.
Viti 1991 perkoi me vitin e fundit te fakultetit po dhe me ndryshimet demokratike.
Ju perqafoj goca kudo të jeni!
