E diel, 9 Gusht, 2026

S’ka tym të bardhë! Natë pa zgjidhje në Kosovë, opozita BRAKTISI seancën për presidentin, Kuvendi i drejtohet Kushtetueses, rreziku për zgjedhje të reja dhe SKENARET e mundshëm

Share

Presidentja Vjosa Osmani po mban një konferencë për shtyp lidhur me dështimin e Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e presidentit.

Ajo njofton shpërndarjen e Parlamentit duke bërë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Kam vendosur të shpërndaj kuvendin dhe të shpall zgjedhjet e reja. Qytetarët nuk kanë dashur zgjedhje, këtë e ka krijuar dështimi i kuvendit. Këtu e sollën vendin njerëz të papërgjegjshëm e me qëllime të rrezikshme”, tha Vjosa Osmani.

Parlamenti i Kosovës në një seancë të jashtëzakonshme në orët e vona të ditës së enjte, (05.03.) dështoi ta zgjedhë presidentin e vendit, në mungesë kuorumi të deputetëve, duke bërë që kryetarja e Kuvendit ta ndërpresë seancën që në nisje të saj. Vetëm 66 deputetë të shumicës parlamentare morën pjesë në seancë, e cila nga ana tjetër u bojkotua tërësisht nga partitë politike opozitare.

“Me këtë rast nuk ka kuorum për të vazhduar më tutje me votimin. Disa herë në këtë seancë i bëra apele deputetëve të cilët mungojnë që të vijnë dhe të jenë të pranishëm në përputhje me Kushtetutën dhe aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese. Situata është që ata nuk janë të pranishëm. Rrjedhimisht nuk i kemi 2/3 e deputetëve”, tha kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu. Dy kandidatë ishin të propozuar për president, Glauk Konjufca nga Vetëvendosja dhe Fatmire Kollçaku, po ashtu nga Lëvizja Vetëvendosje.

Te tjera

Lajme te tjera