Tirana vijon të kujdeset çdo ditë për hapësirat e saj të gjelbra, duke i bërë ato më të bukura, më të pastra dhe më të mirëmbajtura për qytetarët.
Në Sheshin “Shallvareve”, ekipet e Drejtorisë së Përgjithshme të Pastrimit dhe Gjelbërimit (DPPGJ) Bashkia Tiranë kanë kryer ndërhyrje për krasitjen dhe sistemimin e bimësisë dekorative, punimin e pemëve dhe pastrimin e lulishteve.
Këto punime i japin një tjetër pamje kësaj hapësire të rëndësishme të qytetit, duke rritur estetikën dhe duke krijuar një mjedis më të këndshëm për banorët dhe vizitorët.
Veçanërisht gjatë ditëve me temperatura të larta, kujdesi i vazhdueshëm për pemët, lulet dhe gjelbërimin është një investim i përditshëm për një qytet më të shëndetshëm dhe më të jetueshëm.
Vijojmë me përkushtim për një Tiranë më të gjelbër, më të pastër dhe gjithmonë në kujdes të qytetarëve.
