Forcat amerikane sulmuan bazat detare në Sirik dhe Jask, sistemet e mbrojtjes ajrore në Bandar Abbas dhe bateritë raketore në Qeshm, në jug të Iranit.
Operacionet u zhvilluan siç Komanda Qendrore amerikane tha në një njoftim me urdhër të Komandantit Suprem të ushtrisë, presidentit amerikan Donald Trump.
Në orët e para të mëngjesit me orën e Tiranës, Komanda Qendrore saktësoi se kishte kryer 3 valë sulmesh ndaj lokacioneve të mësipërme.
Irani reagoi menjëherë duke thënë nëpërmjet kanaleve të komunikimit të Pasdaranëve se përgjigja do të ishte e menjëhershme. Pasdaranët sulmuan bazat amerikane në Kuvajt dhe flotën e pestë të SHBA në Bahrein ndërsa gjeografia e kundërsulmit shkoi deri në bazën amerikane Al-Azraq në Jordani ku mbrojtja ajrore aty shkatërroi 5 raketa balistike. Sulmet e Uranit u bënë edhe me ndihmën e grupit të famshëm të hakerëve handala, të cilët i siguruan ushtrisë koordinatat e sakta gjeografike të bazave.
Të dyja palët më pas bënë një bilanc të operacioneve me amerikanë që goditën 20 objektiva dhe iranianë 21 pa deklaruar njerëz të dëmtuar.
Minsitri i Jashtëm iranian Abbas Aragchi i cilësoi operacionet amerikane një shkelje të sovranitetit duke justitifikuar reagimin e Gardës Revolucionare.
“Teherani dënon sulmet e reja ushtarake amerikane kundër Iranit jugor si shkelje të sovranitetit kombëtar dhe integritetit territorial. Ne rezervojmë të drejtën e vetëmbrojtjes dhe të një kundërpërgjigjeje legjitime ndaj sulmeve”, tha ai.
Pasdaranët njoftuan nëpërmjet agjencisë Tasnim se negociatorët i kishin kërkuar Iranit të mos kundërpërgjigjej. Sipas Pasdaranëve, kërkesa për të mos sulmuar bazat amerikane erdhi nga Donald Trump përmes ndërmjetësve të negociatave.
Ky i fundit la të kuptoheshin emocione jo të mira në një status të tijin më vonë nënkuptoi ndoshta edhe një rikthim të luftës, skenar të cilin e ka lënë të hapur gjatë gjithë periudhës që zhvilloheshin negociatat me ndërmjetësimin e Pakistanit.
“Ushtria iraniane është një rrëmujë e plotë dhe totale. Një pjesë e madhe e saj, si marina dhe forcat ajrore, praktikisht nuk ekziston më, ata janë mposhtur plotësisht. Irani flet shumë, por nuk vepron. Bullizuesi i Lindjes së Mesme ka vdekur! Ata humbën shumë kohë duke negociuar një marrëveshje që do të kishte qenë shumë e favorshme për ta; tani do të duhet të paguajnë çmimin”, tha Trump.
