Me ardhjen në pushtet të koalicionit PS-LSI pas fitores në zgjedhjet parlamentare të 2013, filluan përplasjet mes biznesmenit dhe pronarit të mediat “Agon Channel”, Francesco Bechetti dhe pushtetit të kohës. Sipërmarrësi italian sulmonte me linjën editoriale vendimet dhe veprimet qeverisëse të kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. Në vitin 2015, Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm hetoi Becchettin për evazion fiskal. Procesi arriti kulmin në qershor të atij viti, kur Gjykata e Rrethit Tiranë urdhëroi ngrirjen e të gjitha pasurive të italianit, përfshirë mbylljen e “Agon Channel”. Por, Becchetti dhe ortakët e tij nisën një betejë ligjore ndaj shtetit shqiptar, që e paditën në 21 tetor 2015 në GJEDNJ (Gjykata e Strasburgut) për heqjen e fjalës së lirë dhe ndërprerjen e transmetimit dixhital. Nga ana tjetër, shteti e kapërceu betejën me sipërmarrësin italian, duke e paditur për skemë mashtrimi, pastrim parash, falsifikim dokumentesh, vjedhje me shpërdorim detyre. Ai u shpall në kërkim ndërkombëtar nga shteti shqiptar në 2015 dhe u kap në Angli në 3 nëntor 2015. Por, falë betejës ligjore në Gjykatën Mbretërore të Londrës, ai mundi t’i shpëtonte ekstradimit për në Shqipëri. Në 23 shkurt të vitit të kaluar, Gjykata e Tiranës dënoi Becchetin me 17 vite burg për veprat penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikim Dokumentesh”, “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar”. Bashkë me të u dënuan Mauro De Renzis me 16 vite burg ndërsa e ëma e Becchettit, Liliana Condomitti, me 8 vite heqje lirie. Me 8 vite burg u dënua dhe Erjona Troplini, ndërsa Stavri Peçi dhe Fetah Dervishi janë dënuar me shërbim prove për shkak të moshës. Gjykata vendosi edhe që 4 kompanitë e sekuestruara Beçhettit, konkretisht “Energji” sh.p.k. “Cable System” sh.p.k, “400 KV” sh.p.k dhe “Agon Set” sh.p.k t’i kalojnë shtetit. Edhe pse kërkohet nga shteti shqiptar të vuajtur dënimin, Becchetti ende nuk është gjetur sot e kësaj dite. Në 4 prill 2022, rezultoi se çështja “Beccheti” është çështja më e shtrenjtë që ka humbur Shqipëria në Arbitrazh Ndërkombëtar. Vjet u përfol se kostoja është rritur me vonesat e pagave të shtetit shqiptar dhe shifra e dëmshpërblimit arrin në 155.7 milionë euro. Në 14 tetor 2022, kryeministri Edi Rama nuk pranoi që të Kuvendi të ngrejë komisionin hetimor parlamentar
Saga 10-vjeçare e përplasjeve Shqipëri-Becchetti, italiani i shpëtoi ekstradimit në 2015, drejtësia jonë e dënoi me 17 vite burg, por ai vazhdon të “vjelë” buxhetin shqiptar
Share
Te tjera
