E mërkurë, 9 Korrik, 2025

Rrëfimi i Milaim Zekës: Enver Hoxhës i dhurova 75 karafila, ju bëfshin Ferr!

Share

Milaim Zeka ishte pasditen e së premtes i ftuar në ‘Ftesë në Pesë’, ku bëri një rrëfim të ndjerë e plot emocione përballë Bietës.

Një bisedë me nota humori që prej nisjes, kur Milaimi nuk nguroi ta përqafojë moderatoren me batutën gati: “Albani nuk është katunar xheloz si unë”.

Në një prej fotove të përzgjedhura, Zeka tregoi ftesën e Enver Hoxhës në vitin 1983 për të shkuar në Golem e se si e ka shoqëruar figura e diktatorit ndër vite.

Duke bërë bashkë kohën kur i dhuroi 75 karafila dhe momentin kur Enver Hoxha ndërroi jetë, Milaimi shtoi: “75 karafilat e mi, ju bëfshin 75 ferre që do të kalojë”.

Më tej Milaimi pohoi se ka një diferencë prej 16 vitesh me partneren e tij e që që prej momentit kur e pa për herë të parë vendosi që ajo të ishte gruaja e tij.

“Ish- gruaja ia ka treguar motivin e vërtetë pse jemi ndarë. Ajo ia tha Edës”, u shpreh Milaimi.

Gazetari dhe opinionisti theksoi se ka pasur një dashuri “frenetike” për partneren dhe ndër rreshtat e rrëfimit, pohoi se dashuria nuk shpjegohet!

Te tjera

Lajme te tjera