E martë, 28 Korrik, 2026

Rama ndan fotot nga mbrëmja në kryeqytet, qytetarë të shumtë që shohin Botërorin në shesh dhe të tjerë që protestojnë: Kjo osht Tirona jon, Tirona kontradiktës

Share

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale duke postuar foto nga marshimi në ditën e 37-të ë protestës, krahas pamjeve të qytetarëve që ndiqnin ndeshjen Portugali-Spanjë në sheshin “Skënderbej”.

Ai e ka përshkruar këtë tablo të dy realiteteve në ndryshme në zemër të kryeqytetit si një shprehje e larmishmërisë së zgjedhjeve të qytetarëve në Tiranë, duke shkruar: “Kjo osht Tirona jon, Tirona kontradiktës”.

Rama e ka shoqëruar postimin me vargje nga një këngë të tij të mëparshme me grupin Ëest Side Family, ku thekson kontrastet e kryeqytetit si Tirana e luftës, e paqes, errësirës dhe e dritës.

Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit

Kjo osht Tirona jon, Tirona kontradiktës

E luftës, e paqes, errsirës dhe e dritës

Mashtrimit të vërtetës, shpifjes interesit,

e qejfit dhe e stresit, ahengut dhe biznesit”,– shkruan Rama, duke risjellë për publikun disa vargje nga një këngë e tij.”

Te tjera

Lajme te tjera