E premte, 17 Prill, 2026

Punonjësit e DPPGJ vijojnë aksionet e pastrimit në Tiranë, pavarësisht kushteve atmosferike

Share

Punonjësit e Drejtorisë së Përgjithshme të Pastrim Gjelbërimit vijojnë çdo ditë aksionet e pastrimit në kryeqytet, duke garantuar një mjedis më të pastër dhe më të shëndetshëm për banorët e Tiranës.
Pavarësisht kushteve atmosferike dhe vështirësive të terrenit, ekipet e DPPGJ ndërhyjnë në zona të ndryshme të qytetit për të evakuuar mbetje nga më të ndryshmet, që nga kartonat e derisa te mobiljet e vjetra.

Aksionet synojnë të reduktojnë ndotjen urbane dhe të parandalojnë depozitimet e paligjshme, duke hequr çdo gjurmë mbetjesh që dëmton estetikën dhe higjienën e hapësirave publike.
Bashkia e Tiranës ka apeluar qytetarët të bashkëpunojnë dhe të raportojnë çdo rast ndotjeje, në kuadër të fushatës ndërgjegjësuese #StopNdotjes.

Drejtoria e Përgjithshme e Pastrim Gjelbërimit – Bashkia Tiranë

Te tjera

Lajme te tjera