Prishja e ndërtimeve pa leje dhe lirimi i hapësirave publike është një proces i vrullshëm dhe intensiv, që prej disa muajsh po zhvillohet me vëmendje maksimale nga strukturat përkatëse. Punonjësit e Drejtorisë së Përgjithshme të Pastrimit dhe Gjelbërimit po japin shembullin më të mirë të përkushtimit dhe disiplinës në punë, duke i kthyer qytetit hapësirat e zëna në lulishte dhe ambiente të pastra e të gjelbëruara.
Ky proces, pjesë e një plani të mirëpërcaktuar pune, synon jo vetëm eliminimin e çdo ndërtese të paligjshme, por edhe transformimin estetik të qytetit. Rruga “Xhanfize Keko” është një nga zonat ku puna ka avancuar ndjeshëm, duke u rikthyer gradualisht në gjendjen e saj fillestare.
Çdo punë e mirë kërkon kohën e vet, dhe punonjësit e DPPGj po e dëshmojnë se përkushtimi dhe profesionalizmi janë rruga drejt një Tirane më të pastër, më të gjelbër dhe më të bukur për të gjithë.
