E premte, 17 Prill, 2026

Punëtorët e pastrimit në aksion çdo ditë përgjatë Unazës së Madhe – Bashkia Tiranë, qyteti më i pastër, mjedis më i shëndetshëm

Share

Vëmendje e shtuar për pastërtinë e kryeqytetit!
Çdo ditë, punëtorët e pastrimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Pastrim Gjelbërimit, nën kujdesin e Bashkisë Tiranë, gjenden përgjatë segmentit të Unazës së Madhe, duke punuar me përkushtim për pastrimin dhe mirëmbajtjen e këtij aksi rrugor kryesor.

Aksioni i përditshëm i tyre është pjesë e nismës për ta mbajtur qytetin më të pastër, më të rregullt dhe më të gjelbër, duke krijuar një mjedis më të shëndetshëm për qytetarët.

Bashkia Tiranë fton çdo qytetar që të bëhet pjesë e kësaj nisme duke kontribuar me ndërgjegjësim në ruajtjen e pastërtisë së hapësirave publike, pasi qyteti është shtëpia e përbashkët e të gjithëve.

Te tjera

Lajme te tjera