Kudo në Tiranë po shihet ndryshimi falë punës së pandalur të punëtorëve të Drejtorisë së Përgjithshme të Pastrim Gjelbërimit.
Në Bulevardin “Bajram Curri”, hapësirat e gjelbra po marrin pamje të re, me lulishte të sistemuara dhe shtim të gjelbërimit, duke sjellë më shumë freski dhe bukuri në zemër të kryeqytetit.
Po ashtu, një tjetër lulishte në Bulevardin “Bajram Curri” është transformuar, duke i dhënë zonës më shumë gjelbërim dhe estetikë.
Ekipet e DPPGJ vijojnë çdo ditë punën për pastrimin, mirëmbajtjen dhe rigjallërimin e hapësirave publike, duke e bërë Tiranën një qytet më të pastër dhe më të qëndrueshëm për të gjithë banorët.
