Asgjë nuk i shpëton syrit dhe përkushtimit të punëtorëve të Drejtorisë së Përgjithshme të Pastrim Gjelbërimit të Bashkisë Tiranë (DPPGJ), të cilët çdo ditë tregojnë se janë vërtet “heronjtë e pastërtisë” në kryeqytet.
Task-Forca e pastrimit ka ndërhyrë me efikasitet për evadimin e mbetjeve dhe inerteve në pikat e grumbullimit të krijuara në mënyrë të rastësishme, duke i dhënë fund situatave të papranueshme që ndotin qytetin dhe dëmtojnë shëndetin e komunitetit.
Ky aksion, i cili mbetet prioritet i vazhdueshëm, synon të mbrojë hapësirat publike, të ruajë estetikën e Tiranës dhe mbi të gjitha të garantojë një mjedis më të pastër e më të shëndetshëm për të gjithë qytetarët.
Drejtoria falënderon punëtorët e përkushtuar, të cilët me djersë dhe energji çdo ditë i japin Tiranës një pamje më dinjitoze dhe tregojnë se dashuria për qytetin matet me vepra konkrete.
