Punonjësit e Drejtorisë së Përgjithshme të Pastrimit dhe Gjelbërimit (DPPGJ) Bashkia Tiranë po vijojnë pa ndërprerje punën për mirëmbajtjen e hapësirave publike në kryeqytet.
Gjatë ditës dhe natës, ata angazhohen në pastrimin dhe krasitjen e gjelbërimit për të siguruar lirimin e sinjalistikave pranë bulevardit “Zhane D’Ark”. Në të njëjtën kohë, vëmendje e posaçme i kushtohet edhe “Bulevardit të Ri”, i cili mirëmbahet rregullisht çdo ditë, me pastrim, larje dhe kujdes të vazhdueshëm.
Ky angazhim i përditshëm synon të krijojë një mjedis më të pastër, më të sigurt dhe më të këndshëm për qytetarët.
