E diel, 20 Prill, 2025

Petro Koçi del me thirrjen e fortë dhe iu del krah qytetarëve: Pushteti i zgjedhur duhet të jetë më i fortë se pushteti i kompanive, drejtori i ri i Kadastrës së Fierit të shembë skemën e zezë të korrupsionit

Share

Deputeti i Partisë Socialiste Petro Koçi, në fjalën e tij në seancën e djeshme plenare,  ka denoncuar në Kuvend projektin për kanalizimin e ujërave të zeza në Libofshë. Ai kërkoi nga bashkia e Fierit të jetë më e rreptë në lidhje me këtë situatë duke nënvizuar se banorët janë të pakënaqur. Ai i kërkoi drejtorit të ri të Kadastrës së Fierit të shembë skemën e zezë të korrupsionit në institucionin që ai drejton.

“Dua të vijoj me disa vërejtje dhe problematika që kam gjetur nga kontaktet me njerëzit. Dua të them që pushteti i zgjedhur duhet të jetë më i fortë se pushteti i kompanive. Në Libofshë janë bërë dy investime të mëdha. Te investimi për kanalizimin e ujërave të zeza. Kompania që është marrë me këtë projekt i ka zvarritur gjërat. Banorët janë të pakënaqur. Bashkia duhet të jetë më e rreptë. I kërkoj drejtorit të ri të Kadastrës në Fier ta shembë skemën e zezë të korrupsionit atje dhe aty të vihen njerëz që përfaqësojnë profesionalizmin. Kam një kërkesë edhe për drejtuesin e albpetrolit që ta rrëzojë rrethin mediokër. Ne duhet të kemi një administratë sa më të ndershme. Jo si ajo që ka njësia e Dërmenasit që Akoma nuk ka denoncuar shembjen e urës në Darëzezë. Akoma nuk është zbuluar kush është fajtori që ka përgjegjësi financiare”, tha Koçi.

Te tjera

Lajme te tjera