Me përkushtim dhe profesionalizëm, ekipet e Drejtorisë së Përgjithshme të Pastrimit dhe Gjelbërimit (DPPGJ) Bashkia Tiranë vijojnë çdo ditë punën në terren për mirëmbajtjen e hapësirave publike dhe të gjelbërta, duke kontribuar në përmirësimin e cilësisë së jetës për qytetarët e Tiranës.
Gjatë ndërhyrjeve të fundit u realizua pastrimi dhe largimi i mbetjeve të hedhura në hapësirat publike në rrugët “Vangjel Capo”, “Ram Sadria” dhe “Niko Avrami”, duke rikthyer pastërtinë dhe rendin në këto zona.
Paralelisht, ekipet e DPPGJ-së kryen punime mirëmbajtjeje të gjelbërimit në Kopshtin Nr. 11 “Cicërimat”, duke u kujdesur që ambientet ku rriten dhe edukohen fëmijët të jenë të pastra, të sigurta dhe të mirëmbajtura.
Puna e përditshme e punonjësve tanë është dëshmi e angazhimit të vazhdueshëm për një qytet më të pastër dhe më të gjelbër. Me profesionalizmin, përkushtimin dhe përgjegjshmërinë e tyre, ekipet e Drejtorisë së Përgjithshme të Pastrimit dhe Gjelbërimit janë çdo ditë në shërbim të komunitetit, duke kujdesur për mjedisin dhe hapësirat publike të kryeqytetit.
DPPGJ fton të gjithë qytetarët të japin kontributin e tyre duke mos hedhur mbeturina jashtë vendeve të përcaktuara dhe duke respektuar mjedisin që ndajmë së bashku. Vetëm përmes bashkëpunimit mund të ndërtojmë dhe të ruajmë një Tiranë më të pastër, më të gjelbër dhe më të denjë për të gjithë.
Drejtoria e Përgjithshme e Pastrimit dhe Gjelbërimit – Bashkia Tiranë
