Me ardhjen e stinës së vjeshtës, intensiteti i punës për punëtorët e Drejtorisë së Përgjithshme të Pastrim Gjelbërimit (DPPGJ) rritet ndjeshëm. Edhe pse vjeshta sjell ngjyra të arta dhe bukuri natyrore, ajo sjell edhe sfida të reja për mirëmbajtjen e hapësirave publike, për shkak të grumbullimit të gjetheve dhe bllokimit të pusetave.
Ekipet e DPPGJ-së janë çdo ditë në terren me përkushtim dhe ndjenjë përgjegjësie për të garantuar pastërtinë dhe funksionalitetin e qytetit. Punonjësit e kësaj drejtorie kryejnë pastrime të vazhdueshme, sistemim të hapësirave të gjelbërta dhe kujdes të veçantë për mjedisin urban.
Një shembull i këtij angazhimi është puna e kryer në bllokun e pallateve në Njësinë Nr. 7, ku janë realizuar pastrime, krasitje, kositje dhe sistemim i hapësirave të gjelbërta në disa prej rrugëve kryesore të zonës:
- Rruga “Muhamet Gjollesha”
- Rruga “Mihal Ciko”
- Rruga “Naim Frashëri”
- Rruga “Sandër Prosi”
- Rruga “Frederik Shiroka”
Falë përkushtimit dhe punës së palodhur të punëtorëve të DPPGJ-së, Tirana po mbetet çdo ditë një qytet më i pastër, më i rregullt dhe më i gjelbër, në shërbim të të gjithë qytetarëve të saj.
