E premte, 17 Prill, 2026

“Pastrim i vazhdueshëm përgjatë Lumit të Lanës”, punëtorët e DPPGJ Tiranë, shembull përkushtimi dhe kujdesi për qytetin

Share

Punonjësit e Drejtorisë së Përgjithshme të Pastrimit dhe Gjelbërimit (DPPGJ) pranë Bashkisë Tiranë po vijojnë pa ndërprerje punën për mirëmbajtjen dhe pastrimin e hapësirave publike përgjatë Lumit të Lanës.

Edhe pse vjeshta ka sjellë ngjyrat e saj të bukura dhe një pamje të mrekullueshme, prioritet për ekipet mbetet pastërtia dhe ruajtja e gjelbërimit në qytet. Falë përkushtimit të punonjësve, zonat publike mbeten të pastra dhe të mirëmbajtura, duke ofruar një mjedis të këndshëm për të gjithë qytetarët.

Drejtoria vlerëson punën e palodhur të çdo punëtori që çdo ditë kontribuon për ta bërë Tiranën më të pastër dhe më të gjelbër.

Te tjera

Lajme te tjera