E enjte, 20 Mars, 2025

Nuk do rikthehet në Top, Luana zgjedh Klanin

Share

Më herët u diskutua një rikthim i Luana Vjollcës në televizionin Top Channel. Nga sa rezultoi më vonë, ishte vetëm një ‘shashkë’ e dalë nga Meridian Ramçaj për të bërë pak ‘zhurmë’.

E në fakt nuk e kishte krejt keq, duke patur parasysh që ai përmendi emisionin me lojëra ‘Shiko kush Luan’, drejtuar dikur nga Luana, por në fakt ajo do të jetë sërish në Klan me ‘Zemër Luana’.


Madje burime pranë moderatores flasin se javën që lamë pas, Luana Vjollca është parë në ambientet e televizionit Klan.


Edhe për ‘Pamfleti’-n, aktori Eglein Laknori u shpreh më herët se do jetë pjesë e ‘Zemër Luana’, duke rikonfirmuar rikthimin e moderatores në Klan.

Te tjera

Lajme te tjera