E premte, 17 Prill, 2026

“Një event zemre për njerëzit që e bëjnë Tiranën më të pastër, më të gjelbër dhe më të ndriçuar”, nënkryetarja e Bashkisë Ristani dhe drejtoresha Kasa shprehin mirënjohje për punëtorët e DPPGJ dhe DPRNP

Share

Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, Drejtoresha e Drejtorisë së Përgjithshme të Pastrimit dhe Gjelbërimit, znj. Liri Kasa Qoshi, kanë shprehur mirënjohjen e tyre të thellë për punonjësit e DPPGJ dhe të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve dhe Ndriçimit Publik (DPRNP) të cilët çdo ditë kontribuojnë me përkushtim për mirëmbajtjen dhe përmirësimin e qytetit të Tiranës.

Në shenjë falënderimi për punën e palodhur dhe shpeshherë jo të lehtë në terren, u shpërndanë dhurata simbolike për fëmijët e këtyre punonjësve, si një vlerësim për kontributin e përditshëm që garanton një qytet më të pastër, më të gjelbër dhe më të ndriçuar për të gjithë qytetarët.

Atmosfera festive u pasurua edhe nga fëmijët e mrekullueshëm të shkollës “Kiço Blushi”, të cilët sollën një spektakël të veçantë artistik, duke dhënë emocione dhe gëzim për të pranishmit.

Mesazhi ishte i qartë, një falënderim i sinqertë për të gjithë ata që, me punën e tyre të përditshme, kontribuojnë në përmirësimin e cilësisë së jetës në kryeqytet dhe për brezin e ri që sjell energji, shpresë dhe buzëqeshje.

Te tjera

Lajme te tjera