Ekipet e Drejtorisë së Përgjithshme të Pastrim Gjelbërimit vijojnë çdo ditë punën intensive në të gjitha njësitë administrative dhe hapësirat publike të kryeqytetit, duke u kujdesur për mirëmbajtjen e gjelbërimit, pastrimin dhe sistemimin e mjediseve.
Nga Banesat e Rindërtimit në Njësinë Administrative Zall Herr, deri te lulishtet pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, Sheshi “Skënderbej” dhe hapësirat e gjelbra pas Pallatit të Kulturës, ekipet janë çdo ditë në terren për të garantuar ambiente të pastra, të mirëmbajtura dhe të denja për qytetarët e vizitorët.
Punimet përfshijnë krasitjen e gjelbërimit, pastrimin e sipërfaqeve publike, vaditjen e luleve dhe pemëve dekorative, si edhe mirëmbajtjen e vazhdueshme të parqeve dhe lulishteve, me synimin për të ruajtur estetikën dhe cilësinë e hapësirave publike.
Puna e pandërprerë e ekipeve të DPPGJ-së është pjesë e angazhimit të përditshëm për një Tiranë më të pastër, më të gjelbër dhe më mikpritëse për të gjithë.
