Ekipet e Drejtorisë së Përgjithshme të Pastrimit dhe Gjelbërimit (DPPGJ) Bashkia Tiranë kanë vijuar ndërhyrjet në terren për përmirësimin e hapësirave publike dhe rritjen e cilësisë së mjedisit urban në kryeqytet.
Në Njësinë Administrative Nr. 4, në rrugën “Vangjel Capo”, u realizua pastrimi i mbetjeve urbane të hedhura në mënyrë të papërshtatshme, duke rikthyer pastërtinë dhe standardet e nevojshme për një mjedis më të shëndetshëm dhe të këndshëm për banorët e zonës.
Paralelisht, ekipet kanë vijuar punën për riparimin dhe lyerjen e stolave përgjatë gjithë segmentit të Lanës, me synimin për të ofruar më shumë komoditet, rehati dhe një pamje më të kuruar të hapësirave publike që frekuentohen çdo ditë nga qytetarët.
Këto ndërhyrje janë pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të DPPGJ Tiranë për mirëmbajtjen dhe përmirësimin e infrastrukturës urbane, duke kontribuar në krijimin e një qyteti më të pastër, më funksional dhe më tërheqës për të gjithë.
DPPGJ Tiranë fton qytetarët të bashkëpunojnë në ruajtjen e pastërtisë dhe të kujdesen për hapësirat e përbashkëta, pasi një qytet i mirëmbajtur është rezultat i përkushtimit dhe përgjegjësisë së përbashkët.
#DPPGJTiranë #BashkiaTiranë
