Zbardhet lista me 23 kandidatët që kanë paraqitur interesin për të drejtuar institucionin e Avokatit të Popullit. Ndërsa afati përfundon sot, në garën për të drejtuar këtë institucion nuk mungojnë emra të njohur si Endri Shabani nga Nisma Thurje apo Lulzim Hamitaj, anëtari i KPK-së, një prej hallkave që kryen vetting-un e gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Por në garë nuk mungon as Valentina Teodoresku, avokatja që iu caktua Sali Berishës, në seancat e para, kur nuk u paraqit në SPAK dhe GJKKO.
Gjithashtu në garë janë edhe Adriana Kalaja apo Jola Hysaj, emra të lidhur me Partinë Demokratike, apo Dardan Mustafaj, djali i Besnik Mustafaj, ish-ministër dhe ish-deputet i PD-së.
Gjithashtu në garë janë edhe avokatët Saimir Vishaj dhe Tartar Bazaj, ky i fundit ish-nënkryetar i KLP-së.
Lista e kandidatëve
Adriana Kalaja
Aranita Brahaj
Anton Kosteri
Anton Lleshaj
Besim Ndregjoni
Dardan Mustafaj
Endri Papajorgji
Endrit Shabani
Fatjona Male
Genta Tafa
Gerti Shella
Ismail Tafani
Jola Hysaj
Juliana Hoxha
Laureta Roshi
Lulzim Hamitaj
Myrteza Myftari
Saimir Vishaj
Shkëlqim Sulo
Suela Koçibellinj
Tartar Bazaj
Valentina Teodoresku
Skënder Haluci
