E diel, 14 Dhjetor, 2025

Neda Balluku pranon ndarjen nga Ogreni: Kemi pasur probleme prej vitesh, jetonim në shtëpi të ndryshme

Share

Neda Balluku ka pranuar publikisht ndarjen me Ogrenin. Një ditë më parë dolën shumë lajme për divorcin e saj me bashkëshortin dhe ajo sot ka folur për të, duke pohuar ndarjen.  

Ti që më njeh mund ta imagjinosh. Besoj që të gjithë mund ta imagjinojnë se si unë të ndihem. Për shkak të lajmeve. Lajmet janë të vërteta. E vërteta është që nuk është hera e parë që jam në këtë situatë, një gjë e ngjashme ka ndodhur edhe në 2020. Atëherë ia dolëm ta kapërcenim. Dëshira ka qenë për ta mbajtur, por nësae do të ktheja kohën prapa do të bëja të njëjtën gjë”, tha Neda Balluku  në “Goca dhe Gra”.

E përlotur ajo pranoi se vitet e fundit marrëdhënia mes tyre nuk ka qenë e mirë, dhe se kanë jetuar të ndarë.

Megjithatë prej shumë vitesh tashmë, marrëdhënia nuk është e shëndetshme, prej disa kohësh jetojmë të ndarë dhe kjo është gjithçka dua të them për këtë sepse do doja shumë këtë moment ta menaxhoja me privatësi sepse prioriteti më i madh i vetëm janë fëmijët. Mendoj se duhen mbrojtur, duhet të jemi afër dhe gjej rastin t’u them se mami ju do shumë, jeni jeta ime”, u shpreh ajo e përlotur.

Te tjera

Lajme te tjera