E mërkurë, 12 Gusht, 2026

“Në shi, në acar, në vapën përvëluese dhe në çdo cep të Tiranës”, herojtë e heshtur të DPPGJ-së që punojnë çdo ditë për një qytet më të pastër, më të gjelbër dhe më të jetueshëm

Share

Çdo qytet ka njerëzit e tij të përkushtuar, të cilët punojnë larg vëmendjes së publikut, por që me mundin dhe profesionalizmin e tyre ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e jetës së çdo qytetari. Për Tiranën, këta janë punonjësit e Drejtorisë së Përgjithshme të Pastrimit dhe Gjelbërimit (DPPGJ), të cilët çdo ditë, pa u kursyer, kujdesen për pastërtinë, gjelbërimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike në kryeqytet dhe në të gjitha njësitë administrative të Bashkisë së Tiranës.

Në shiun e rrëmbyeshëm, në të ftohtin e dimrit, në acar, në vapën përvëluese të verës apo gjatë orëve të vona të natës, ekipet e DPPGJ-së janë gjithmonë në terren. Ata punojnë pa u lodhur për të riparuar stolat, për të mirëmbajtur mobilimin urban, për të krasitur pemët, për të kositur hapësirat e gjelbra, për të vaditur lulishtet dhe për të garantuar që çdo park, çdo bulevard, çdo rrugë e çdo lagje të jetë sa më e pastër, më e gjelbër, më e sigurt dhe më funksionale për qytetarët.

Kontributi i tyre nuk kufizohet vetëm në qendrën e Tiranës. Me të njëjtin përkushtim, këto ekipe punojnë çdo ditë edhe në periferi, në njësitë administrative dhe në fshatrat e Bashkisë së Tiranës, duke dëshmuar se kujdesi për qytetin nuk njeh kufij. Çdo cep i territorit trajtohet me të njëjtën përgjegjësi dhe vëmendje, sepse çdo qytetar meriton të jetojë në një mjedis të pastër, të mirëmbajtur dhe dinjitoz.

Pas çdo stoli të riparuar, pas çdo peme të krasitur, pas çdo lulishteje të gjelbëruar dhe pas çdo hapësire publike të sistemuar, qëndron puna e palodhur e dhjetëra punëtorëve, specialistëve dhe teknikëve, të cilët me profesionalizëm dhe përkushtim japin maksimumin e tyre për Tiranën. Ata janë shembulli më i mirë i shërbimit publik, duke vendosur interesin e komunitetit mbi çdo vështirësi që sjell puna në terren.

Ky angazhim i përditshëm mbështetet edhe nga drejtimi i përkushtuar i drejtoreshës së DPPGJ-së, Liria Kasa Qoshi, e cila ka udhëhequr institucionin me përgjegjësi, vizion dhe përkushtim, duke nxitur standarde të larta pune dhe duke motivuar ekipet që të jenë çdo ditë pranë qytetarëve. Nën drejtimin e saj, DPPGJ ka vijuar të forcojë kulturën e mirëmbajtjes së hapësirave publike dhe të përmirësojë vazhdimisht cilësinë e shërbimeve që u ofrohen banorëve të Tiranës.

Mirënjohja më e madhe u takon punonjësve të DPPGJ-së, këtyre duararta që, pa kërkuar duartrokitje, zgjedhin çdo ditë punën, sakrificën dhe përkushtimin. Ata janë fytyra e një administrate që punon në terren, njerëzit që e bëjnë Tiranën më të pastër, më të gjelbër, më të bukur dhe më të jetueshme për të gjithë.

Puna e tyre është shumë më tepër sesa një detyrë institucionale; është një shërbim ndaj qytetit dhe komunitetit. Prandaj, respekti dhe vlerësimi për ekipet e Drejtorisë së Përgjithshme të Pastrimit dhe Gjelbërimit dhe për drejtuesit e tyre janë plotësisht të merituara. Falë përkushtimit të tyre të përditshëm, Tirana vazhdon të jetë një qytet që zhvillohet, përmirësohet dhe mirëpret çdo ditë qytetarët dhe vizitorët në një mjedis gjithnjë e më të pastër, më të gjelbër dhe më dinjitoz.

Te tjera

Lajme te tjera