Ylli argjentinas Lionel Mesi pritet të largohet nga PSG-ja në verë, teksa ditët e fundit është aluduar se skuadra arabe e kërkon me çdo kusht.
Madje është raportuar se sulmuesit i kanë ofruar një pagë prej 600 milionë euro në vit.
Presidenti i klubit të Al-Hilal, Fahd Bin Sad Bin Nafel, ka folur për herë të parë në lidhje me trasferimin e “Pleshtit” duke thënë se: “Mos më pyesni për Mesin, nuk kam çfarë të them. Nëse del diçka zyrtare, do ta mësoni nga zyra e shtypit”.
Me këtë deklaratë presidenti as nuk mohon lajmet dhe as nuk e pohon, pra gjithçka mbetet enigmë dhe s’dihet ku do të jetë e ardhmja e kampionit të botës.
