E premte, 17 Prill, 2026

“Mirënjohje për duart e arta të qytetit”, drejtoresha e Përgjithshme Liri Kasa Qoshi falënderon ekipet e DPPGJ për punën e përditshme në terren

Share

Tiranës i jepet çdo ditë frymë e re nga duart e palodhura të punëtorëve të pastrimit dhe gjelbërimit, dhe këtë e ka vlerësuar publikisht drejtoresha e përgjithshme e Pastrim-Gjelbërimit në Bashkinë e Tiranës (DPPGJ), znj. Liri Kasa Qoshi.
Me një mesazh mirënjohjeje, ajo ka shprehur falënderimet e saj të thella për çdo punëtor që çdo mëngjes e çdo mbrëmje kujdeset që kryeqyteti të jetë më i pastër, më i gjelbër dhe më i bukur.

“Mirënjohje pafund për punën tuaj të përditshme,” – shkruan drejtoresha Liri Kasa Qoshi, e cila çdo ditë është në terren përkrah punonjësve duartartë të DPPGJ-së.

Mesazhi i saj është pritur me shumë pozitivitet nga punonjësit dhe qytetarët, të cilët e vlerësojnë përkushtimin dhe frymën bashkëpunuese që ajo përcjell.
Ky është një tjetër shembull i lidershipit afër njerëzve, që motivon dhe nxit krenari tek të gjithë ata që punojnë çdo ditë për një Tiranë më të pastër dhe më të gjelbër.

Te tjera

Lajme te tjera