E premte, 17 Prill, 2026

Mirëmbajtja dhe shtimi i gjelbërimit në institucionet arsimore të Bashkisë Tiranë, prioritet i DPPGJ – ekipet çdo ditë në terren

Share

Mirëmbajtja dhe shtimi i gjelbërimit në institucionet arsimore të Bashkia Tiranë mbetet prioritet i punës së Drejtoria e Përgjithshme e Pastrim Gjelbërimit – Bashkia Tiranë (DPPGJ).

Ekipet janë çdo ditë në terren, duke realizuar punime të mirëmbajtjes së hapësirave të gjelbra në shkolla, përmes mbjelljes së pemëve dhe bimësisë dekorative, krasitjes me stekë, sistemimit të shkurreve dhe përkujdesjes së vazhdueshme për mjedisin përreth.

Ndërhyrjet po zhvillohen sipas një plani të detajuar pune, me qëllim përmirësimin e kushteve mjedisore dhe krijimin e ambienteve më të shëndetshme për nxënësit dhe stafin arsimor.

Angazhimi do të vijojë në të gjitha institucionet arsimore të qytetit, si pjesë e strategjisë për rritjen e sipërfaqeve të gjelbra dhe mirëmbajtjen e qëndrueshme të tyre.

Te tjera

Lajme te tjera